2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, pezullohen hetimet për 1 vit për Talo Çelën e Nuredin Dumanin! SPAK: Gjejini ku fshihen! Në gjykim 4 anëtarët e tjerë të grupit

2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, pezullohen hetimet për 1 vit për Talo Çelën e Nuredin Dumanin! SPAK: Gjejini ku fshihen! Në gjykim 4 anëtarët e tjerë të grupit

Talo Çela, Nuredin Dumani,Altin Ndoci (sipër) , Klevis Alla, Besjan Xhixha dhe Enver Diva

Pas përfundimit të hetimeve SPAK ka dërguar për gjykim dosjen për Altin Ndocin, Klevis Allën, Besjan Xhixhën dhe Enver Divën të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia dhe vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia në Durrës. Ndërsa për Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin hetimet janë pezulluar për 1 vit pasi nuk janë arrestuar ende. SPAK i ka kërkuar policisë që t'i gjejë se ku fshihen.

Talo Çela (koka e grupit), Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva  akuzohen për 2 vrasje të bujshme në Durrës, që ndodhën brenda një harku kohor prej dy javësh nga njëra-tjetra. SPAK bashkoi dy dosjet, të Besmir dhe Viktor Haxhiaj e ndodhur më më 27 prill 2020 dhe te dy te rinjve që u ekzekutuan në 2 mars 2020, ku të përfshirë ishin 6 personat, ku 4 u dërguan për gjykim dhe për Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin u shtyën me një vit.

Vëllezërit Haxhia kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia. Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë. Talo Çela me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë dhe i kërkuar nga policia akuzohet  si koka e grupit kriminal.

Enver Diva dhe Besian Xhixha akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj nuk ishin Besjan Xhixha dhe Enver Diva, pasi ky i fundit rezultoi me COVID dhe prandaj për vrasjen u angazhuan Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Ishte ky i fundit që ka zbardhur skemën. Nuredin Dumani u ka dhënë 2 vrasësve të punësuar një kapar prej 5 mijë euro, por duke qenë se njëri prej tyre u infektua me COVID, u anulua si plan, për të kaluar te plani B. U vendos që vrasja të kryhet nga Nuredin Dumani, Talo Çela dhe Altin Ndoci dhe Klevis Alla.

Klevis Alla ka zbuluar edhe se si kanë lindur konfliktet mes Talo Çelës dhe Besmir Haxhiajt. Sipas Allës, Nuredin Dumani kishte deklaruar se "Besmirit i kishte hipur vetja në qejf dhe po nxjerr emrat e shokëve".  

Nuredin Dumani i ka thënë Klevis Allës se Besmirit i kishin humbur një sasi lekësh, por që nuk e dinte se nga buronin këto lekë. Dyshimet janë se bëhet fjalë për paratë e grabitura në Rinas, ku Nuredin Dumani ka qenë një nga autorët. Nuredin Dumani ka marrë në shtëpinë e tij Klevis Allën dhe i ka kërkuar që të shoqërojë Besjan Xhixhën dhe Enver Diva te shtëpia e Besmirë Haxhisë, viktimës në Spitallë. Pasi kanë parë vendit,  Besjan Xhixha dhe Enver Diva janë rikthyer sërish në shtëpinë e Nuredin Dumanit dhe kanë deklaruar "Vrasja bëhet, vendi ishte i mirë, por na mungon vetëm shoferi".

Nga sa mësohet, ato kanë kërkuar që shofer të ishte Klevis Alla sepse sipas tyre dinte të manovronte shumë mirë me mjetin. Bashkëpunëtori i drejtësisë rrëfeu si i njëjti grup kreu edhe vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit.

Vellezerit Haxhia

Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik