TIRANE-Dy autorët Altin Ndoci dhe Klevis Alla që vranë katër të rinjtë në Durrës në mars dhe prill vëllezërit Haxhia për prishjen e pazareve të drogës dyshohet se mund të jenë të përfshirë në grabitjen e blindave me para në aeroportin e Riasit në 9 prill të vitit të kaluar.
Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno raporton se prokuroria e Durrësit po kryen verifikime mbi të gjitha deklarimet e 22-vjeçarit të penduar, mes të cilave edhe për grabitjen, por e gjitha është në kuadrin e dyshimeve. Kjo dosje hetohet nga SPAK, por lidhur me dyshimet e fundit që janë ngritur, gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se nuk ka asnjë material referuar nga prokuroria e Durrësit.
"Hetimet janë edhe për ngjarje të tjera, flitet se mund të kenë një lidhje edhe me grabitjen e Rinasit, por SPKA, që heton këtë dosje ende nuk konfirmon që të ketë marrë në hetim këtë pjesë, ndërsa nga prokuroria e Durrësit nuk ka mbërritur asnjë material referues për dyshimet se këta shtetas apo bashkëpunëtorë të tyre kanë qenë të përfshirë në grabitjen e Rinasit" tha gazetari i Report Tv Arsen Rusta.
Ndërkohë që gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku mëson se në dosje po hetohet aktiviteti kriminal i këtij grupi në disa qytete nga Elbasani në Lezhë për vrasje, drogë dhe vjedhje makinash.
Prokuroria deklaroi se ka prova të mjaftueshme që vërteton se autorët e vrasjes së dy të rinjve janë Ndoci dhe Alla. Mbi të gjitha përpos provave në vendin e ngjarjes dhe tabulatet, është edhe dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Klevis Alla, që pranoi të tregonte gjithçka.
-
VARINI SI QENTE NE SHTYLLAT ku bene vrasjen…….
Përgjigju -
Turp per sigurimin shqiptare edhe per shteti si skena tan keta djem te ri po vdesin.
Përgjigju -
Ne respekt dhe vlersim per portalin shqiptarja.com me lejoni tju sygjeroj qe te jini me pak antiçensure dhe kjo ne vemendje te kryesoreve te ketij portali,krijuesve@drejtuesve te tij. Nuk jini 1-shi ne performancen informative, se ketu ne Shqiperi ende nuk ka te tille,por,jini me i miri ne vlersimin tim deri tani dhe do tju shfletoj e reagoj ende. Po nese çensuroni "Ukun e Momlit" siç beni ne raste edhe te shpeshta nuk do te kem humbje aspak une UKU MOMLIT,dua tju siguroj per kete ne tere permasen intelektuale. Pune te mbare!
Përgjigju -
Rrac qener edhe leket qe i vodhet sditet ti ndanit.po ju vjen fundi nje nga nje ca ne burg e ca ne varr te jetojne njerzit e tjer te qet e me pune te ndershme.
Përgjigju -
Po po futni dhe naj akuz per shpikjen e virusit se kur bje ne dor te prokuroris shqiptare te fusin lloj lloj akuzash per te mbulu kriminelet e vertet qe ju merrni lekun...
Përgjigju









Komente
Komento