Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, policia: 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët

Policia e Vlorës ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që do të ndihmojë në identifikimin e autorit/ëve të ekzekutimit me snajper të Gëzim Sinomatit. 23 vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit 2024 në lagjen “Hajro Çakërri” afër Poliklinikës në qytetin bregdetar.

Ndërkohë hetimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera vijojnë, policia ka ftuar qytetarët që mund të kenë informacion të vlefshëm që mund t’i çojë në identifikimin e autorëve që të telefonojnë në numrin 0694173022. Në njoftim theksohet se personave që japin informacione, u garantohet anonimiteti.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.  Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Për kapjen e autorëve të vrasjes mafioze të ndodhur në Vlorë, policia, FNSH dhe RENEA prej ditësh kanë blinduar qytetin bregdetar. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm për hetimin e ngjarjes.

23 vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me snajper mbrëmjen e së dielës më 7 janar 2024, teksa kishte dalë në ballkonin e katit të tretë të banesës së tij për të pirë një cigare. Varrimi i të riut u bë më 9 janar, ku mori pjesë edhe babai i tij Sokol Sinomati, i njohur si “buzëderri” ish-anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë.  Ky i fundit i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge.

Shoqërimi i tij nga burgu drejt vendit ku u bë varrimi u bë nën masa të rrepta sigurie. Deri më tani, një nga pistat që po hetohet për ngjarjen është hakmarrja. I riu që u ekzekutua kishte ardhur nga Belgjika  dy herë brenda muajit, sepse i vdiq gjyshja dhe kishte vendosur të priste edhe të atin, që thuhet se do të dilte nga burgu për pak ditë.

Policia nuk ka rënë ende në gjurmë të autorëve, që dyshohet të jenë tre. Dyshohet se qitja me snajper është bërë nga sedilja e pasme e automjetit tip “BMW” që u gjet e djegur rreth 1 orë pas ekzekutimit. Më pas u zbulua se ishte vjedhur në Shkodër.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naku: 15/01/2024 23:28

    duhen hetuar lidhjet ne belgjike ku shkojne cunat, tek trafiqet

    Përgjigju
  • semi: 15/01/2024 09:56

    kush do te kete qene mos pafte drite ne toke kurre se nuk vritet djeli 23 vjecar eshte pa rritur akoma babai apo vellai ti pagujn vete kusuret e tyre nuk ka faj djali si ka ardhur ne jete.

    Përgjigju
  • tani: 14/01/2024 05:33

    edi rama e ka vrare,,kush qeveris ka pergjegjsi per te vraret..derisa nuk i kap dot...

    Përgjigju
  • Fiqo: 14/01/2024 01:46

    Gjites ka qen alfred cakua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim