Ekzekutimi në Malësinë e Madhe, 4 plumba në trupin e Sokol Çelës! Vrasësi u njoh me zonën dhe ndoqi viktimën! Dëshmi se një burrë misterioz ka pyetur për Pyllin e Gështenjave

10 gëzhoja gjetën hetuesit brenda dhe jashtë makinës së ish policit Sokol Çela që u vra mesnatën e shkuar 50 metra larg shtëpisë së tij në Reç të Malësisë së Madhe. Në trup 59-vjecari, një ish i dënuar për vrasje aksidentale të kolegut në vitet 1989, kishte marrë 4 plumba, një prej tyre në zemër. Ekspertët akoma nuk e besojnë se si shpëtoi bashkëshortja e tij Bardha e cila ishte ulur në sediljen e parë të furistradës me targa angleze. Ndenjësja ishte shpuar me dy plumba. Gruaja u tha policëve pas ngjarjes se ishte ulur poshtë në makinë sapo i shoqi bërtiti kur pa se atentatorët u kishin prerë rrugën.

“Vrasësi i ka ruajtur, ai ka qenë në dijeni që në makinë Çelaj ndodhej me gruan. Ndaj ka qëlluar me breshëri për të mos lenë dëshmitarë pas’ tregon për Report TV një ekspertë i kryerjes së vendit të ngjarjes.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka siguruar dëshmi të banorëve për një burrë të panjohur i cili ka lëvizur gjatë ditët e fundit në fshatin e Reç. Në rrugën e kryesore ai ka pyetur se si dilet më shkurt në Pyllin e Gështenjave, i cili ndodhet 2 orë larg nga qendra . Dëshmitari u tha njerëzve të policisë se ai mbante një çantë shpine, dhe kapele.

“Mund të ketë qenë vrasës i paguar, që ka qarkulluar në fshat për të njohur mirë zonën’ thotë zyrtari i policisë .

Shumë persona janë shoqëruar nga momenti i parë pas ngjarjes, por duket se dëshmitë e tyre nuk kanë ofruar të dhëna të qarta. Sot familjarë dhe të afërm në Reç bënë nderimet e fundit për Sokol Çelën i cili u vra disa minuta pasi u përshëndet me kushërinjtë që organizuan një festë të posaçme për të, meqë do të largohej për në Angli atje ku jeton e punon prej shumë vitesh.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës

Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës