TIRANE - Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Eduard Kurtin, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vrasjen e mbrëmshme në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.
Sipas të dhënave të policisë i kërkuari Eduard Kurti ndodhej në makinën ku u vranë 42-vjeçari Sokol Andrea dhe Iglend Haxhialiut.
Mësohet se Kurti është nga Nikla e Fushë-Krujës.
Ndërkohë që mbrëmë policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes Ardian Ndreko 34 vjeç dhe po punon për kapjen e Kurtit dhe zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
POLICIA ARRESTON AUTORIN ARDIAN NDREKO
Rreth orës 22:50 të ditës së djeshme është arrestuar nga polica Ardian Ndreko, autori i vrasjes së Iglend Haxhialiut dhe Sokol Andreas. Vrasja ndodhi pranë kryqëzimit të Tiranës së Re në kryeqytet, teksa të tre udhëtonin në të njëjtën makinë.
Sokol Andrea 42 vjeç ishte drejtues i automjetit me të cilin udhëtonte autori i ngjarjes, Ardian Ndreko dhe Iglend Hazhialliu, rreth të 30-ave i cili gjeti vdekjen e menjëhershme nga plumbat e marrë.
Vënia në pranga e tij u bë në Mamurras në afërsi të Laçit.
Menjëherë pas ngjarjes autori u largua nga makina, ndërsa policia bëri të mundur identifikimin e tij nëpërmjet kamerave të sigurisë të vendosur në zonën ku ndodhi ekzekutimi.
Dyshimet e para nga hetimet e kryera deri tani, bëjnë të ditur se 36 mijë euro është shifra e borxhit mes autorit dhe dy personave të tjerë, ndërsa dyshohet të jetë për pazare droge.
NGJARJA MBREME RRETH ORES 20:00
Një vrasje me armë zjarri është shënuar në orët e mbrëmjes së djeshme (rreth orës 20:00) në kryeqytet te kryqëzimi i Tiranës së Re, ku lidhet me zonën e Selitës ose te stacioni i fundit i Tiranës së Re, si pasojë e së cilës ka gjetur vdekjen një person ndërsa një tjetër është plagosur, por ka humbur jetën më vonë në spital.
Një konflikt për pazare droge mes tre personave të cilët udhëtonin së bashku në një makinë, dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së dy personave.
Andrea Ndreko është identifikuar nga policia përmes kamerave të sigurisë të vendosura në rrugët e kësaj zone si autor i kësaj ngjarjeje. Pas debatit, që dyshohet se ka nisur për pazare droge me dy shtetasit e tjerë me të cilët udhëtonte në makinë, Ndreko ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar kundrejt Iglend Haxhialiu (pasagjer) dhe Sokol Andrea (drejtuesi i automjetit).
Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme Iglend Haxhialiu rreth të 30-ave, ndërsa është plagosur rëndë Sokol Andrea 42 vjeç, i cili ka humbur jetën rreth orës 23:10 në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Sipas gazetarit të televizionit A1Report, Arsen Rusta, pasi ka qëlluar me armë, e cila mësohet se është e tipit pistoletë të pajisur me silenciator, autori është larguar nga makina.
Policia ka ndaluar automjetin tip “Mazda” me targa TR9205S me të cilin udhëtonin personat e përfshirë në ngjarje, ndërsa pak çaste më vonë karrotreci i Policisë së Shtetit ka lëvizur automjetin, pasi u mor nga ambulanca e morgut edhe trupi i Iglend Haxhialiu, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com