Ekzekutohet me 6 plumba bosi i Gambinove, familja u 'kris' pas dëshmive të një shqiptari

Ekzekutohet me 6 plumba bosi i Gambinove, familja u 'kris' pas dëshmive të një shqiptari

Lufta mes familjeve mafioze në Amerikë duket se vijon edhe pse aktiviteti i tyre është reduktuar ndjeshëm.

Mediat amerikane raportojnë se mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me 6 plumba pistolete, bosi i familjes mafioze italo-amerikane "Gambino", 53-vjeçari, Francesco Cali.

53-vjeçari është ekzekutuar në mënyrë mafioze në Staten Island nga një person ende i paidentifikuar, i cili më pas u largua me një makinë ngjyrë blu. Cali i konsideruar ndryshe se "Franky Boy", ishte ura lidhëse e mafias italiane me mafian përtej Atlantikut.

Sipas mediave amerikane, kjo është vrasja e parë e madhe në qarqet e krimit të organizuar në Nju Jork për më shumë se 30 vjet.

Deri më tani policia nuk ka kryer asnjë arrestim. Familja Gambino është një nga familjet më të rëndësishme të krimit të organizuar në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë pjesë e saj ka qënë edhe një shqiptar, John Alite me të cilin konlikti i Gambinove vijon ende edhe pse ky i fundit ka deklaruar se gjakrat janë qetësuar.

Shqiptari John Alite vite më parë bëri disa dëshmi që trondit thellë rrënjët e familjes Gambino ku më pas u kryen dhjetra arrestime.







 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja