Prokuroria e Catanzaros kërkon gjykimin e grupit prej 25 personave të arrestuar për pastrim parash, mes tyre edhe një shqiptare

Prokuroria e Catanzaros kërkon gjykimin e grupit prej 25 personave të arrestuar për pastrim parash, mes tyre edhe një shqiptare

Prokuroria italiane Catanzarro

Prokuroria e Catanzaros kërkon gjykimin e grupit kriminal prej 25 personave të arrestuar për pastrim parash.

Në mes të emrave, për të cilën prokuroria kërkon kalimin për gjykim është edhe 30-vjeçarja Sona Vesholli, e lindur në Shqipëri dhe banuese në Torino të Italisë, e cila dyshohet se është pjesë e grupit famëkeq kriminal Bonavota të Sant’Onofrio.

Hetimi, i vërtetuar nga përgjimet, do të çonte në dokumentimin e anëtarësimit të klanit Sant’Onofrio me katër subjekte, me qëllim lehtësimin e veprimtarive të pastrimit të parave në për llogari të bandës kriminale nga shoqëri fiktive italiane, qipriotë dhe hungareze.

Shkaku që çoi në vënien pas prangave të grupit kriminal ishte një mashtrim i kryer në vitin 2017 ndaj një investitori nga shteti i Omanit, i cili kishte paguar shumën prej 1 milion eurosh me premtimin për marrjen e 30% aksioneve të një kompanie, së cilës i kishte një kompleks imobiliar në Budapest.

Më pas grupit iu sekuestruan rreth 3 milionë euro si pasojë e kontrolleve intensive nga bashkëpunimi ndërkombëtar i policisë gjyqësore italiane me autoritetet hungareze, qipriote, franceze, daneze dhe britanike dhe me koordinimin e Eurojust, shkruan media itailiane .

A.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja