Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e të dielës në Romë.

Viktima është identifikuar si Artion Shaskaj, me profesion picier. Ai është qëlluar disa herë me pistoletë jashtë lokalit të tij në kryeqytetin italian, nga dy persona. Këta të fundit janë larguar me një motor skuter.

Sipas dëshmitareve 33-vjecari eshte qëlluar disa herë para bashkëshortes dhe dy femijëve të tij, djalit dhe vajzës 4 dhe 5 vjeç.

Mediat italiane thonë se shqiptari i cili njihej në zonë me emrin Toni. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve shqiptari nuk arriti të mbijetonte ndërsa policia ka nisur investigimet .

Policia italiane ka sekuestruar të gjitha telekamerat e rrugës e të zonës përreth për identifikimin e autorëve të vrajses.

Autoritetet besojnë se ajo ka qënë një vrasje me sfond mafioz.

shqiptari i vrare
piceria e tonyt

piceria e tonyt
shqiptari i vrare
shqiptari i vrare

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)