Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit. Mediat ekuadoriane raportojnë se bëhet fjalë për Arjanit Rizaj 53-vjeç i cili është ekzekutuar para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.
Në drejtim të shqiptarit është qëlluar me 9 plumba nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona, që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.
Nga mediet e huaja bëhet me dije se Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty. Policia bëri me dije se në urgjencën e spitalit nuk e kanë pranuar dhe se është dërguar në një klinikë private që ndodhet disa metra më tutje. 40 minuta më vonë 53-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë.
Bashkëshortja e 53-vjeçarit ka deklaruar për hetuesit se e pa të gjithë skenën e vrasjes. Për qëndrimin e Rizajt në Ekuador, gruaja e tij ka treguar vetëm se viktima nuk punonte pasi nuk kishte ende dokumente të vlefshme dhe se familja i dërgonte para për të jetuar. Sipas saj, 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria. Megjithatë viktima kishte dhe një kartë identiteti ekuadoriane.
Vrasja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi i njohur si bos droge dhe porositës i pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës, më 17 janar 2020 u arrestua (më8 nëntor) nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll. Dritan Rexhepi ishte larguar nga Ekuadori drejt Turqisë. Kreu i grupit kriminal të transportit të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Europë, ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane me emrin e Benjamin Omar Perez Garcia. Ai u mbajt në vëzhgim që nga zbritja në aeroport derisa arriti në një vilë luksoze, e cila u rrethua nga forcat speciale që organizuan megaoperacioni për arrestimin.
Në qershor të vitit 2014 Interpoli njoftoi kapjen e tij në Ekuador, asokohe 34 vjeç, ai ra në pranga gjatë operacionit “Balance” në të cilin u sekuestruan rreth 278 kg kokainë. Pas arrestimit në Ekuador Dritan Rexhepi dyshohet se vijoi nga burgu aktivitetin kriminal. Në vitin 2021, Ekuadori e liroi nga burgu me kufizimin për të mos dalë jashtë vendit, por Dritan Rexhepi, i quajtur edhe si mbreti i kokainës apo mjeshtri i arratisjeve, humbi gjurmët dhe nuk u gjet më nga policia deri në 8 nëntor kur u arrestua nga policia turke.
Janë publikuar pamje të rënda të 53-vjeçarit shqiptar Arjanit Rizaj që u ekzekutua para spitalit të qytetit Guyaquil të Ekuadorit. Në videon e publikuar nga qytetarët, shihen kalimtarë të cilët kërkojnë të fusnin shqiptarin brenda dyerve të spitalit që në atë moment ishte i plagosur rëndë.
Në këtë makinë që shohim në video është vrarë 53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj në Guajakil të Ekuadorit. Ai u qëllua para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.
E c'lidhje ka vrasja e tij me arrestimin e atij tjetri o kazan?
PërgjigjuO're c'na duhen neve keto lajme,,,,derri vetem me plumb merr vesh..po viheni si media ne sherbim te krimit.. jepni lajme vetem per njerezit e mire,,beni ktonika sesi te ngrihemi ekonomikisht...horrat le te vriten se ashtu e kerkojne., .
Përgjigjurrini urte,,rrini urte,, mor hale ,se si qen te ngordhet do ju hedhin neper gerneta mor laskuriqen...
Përgjigju