Ekzekutoi Armando Beqirin në Islandë, zbardhet dëshmia e autorit, Stërkaj: Ndodhi për arsye personale! Kam marrë kërcënime, më vjen keq që u përfshinë të tjerë

Ekzekutoi Armando Beqirin në Islandë, zbardhet dëshmia e autorit, Stërkaj: Ndodhi për arsye personale! Kam marrë kërcënime, më vjen keq që u përfshinë të tjerë

Autori Angjelin Stërkaj dhe viktima Armando Beqiri

Angjelin Stërkaj autori i vrasjes së Armando Beqirit në 13 shkurt të këtij viti në Reykjavík në Islandë, ka treguar se e ka vrarë për arsye personale mes tij dhe të ndjerit, duke theksuar se sipas tij personat e tjerë të arrestuar nuk kanë lidhje me ngjarjen. Rrjedha e ngjarjeve thotë Stërkaj ka ndodhur pas disa kërcënimeve serioze, të cilat shton se nuk i shpjegon dot për momentin.

“Më vjen shumë keq që një numër i madh njerëzish, të cilët nuk kanë marrë pjesë në atë që bëra unë, ishin të përfshirë në këtë çështje dhe madje u desh të vendoseshin në paraburgim. Gjithçka ka ndodhur për arsye personale, të cilat kishin të bënin personalisht me mua dhe të ndjerin. U bënë kërcënime serioze dhe filloi rrjedha e ngjarjeve, të cilat nuk i shpjego dot për momentin", ka thënë ai.

Angjelin nuk dëshiron të diskutojë më tej çështjen, por beson se do të sqarohet kur të përfundojë hetimi i çështjes dhe prezantimi i provave në gjykatë. Autori i dyshuar nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe dyshohet se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit.

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra. Beqiri jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena  la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Lidhur me vrasjen u arrestuan 10 persona nga 7 shtete, Shqipëria, Islanda, Spanja e Lituania. Motivet ende nuk dihen, ndërsa njëri nga të arrestuarit nga Lituania ka lidhje me botën e krimit.  Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka nisur si mosmarrëveshje mes dy grupeve kriminale, por i arrestuari nuk konfirmon asgjë. Ndërkohë që Policia ka raportuar edhe për një rrezik të mundshëm për hakmarrje. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, dy persona janë prangosur pasi dyshohej se mund të hakmerreshin për vrasjen e Beqirit. Të dy rezultuan të ishin partnerë biznesi të të ndjerit.

Por ende vijon puna për gjetjen e armës që u përdor për vrasjen e të riut. Deri më tani, efektivët kanë zbuluar një armë në det, por nuk dihet se kut i përket. Ajo është dërguar në laborator për të mësuar nëse është përdorur për të qëlluar në Rauðagerði natën e vrasjes. Për shkak të mungesës së armës së krimit, ndaj Sterkajt nuk është ngritur ende një akuzë, çka do të thotë se nëse Angjelini nuk akuzohet deri më 15 maj, do të duhet që të lirohet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja