Ekzekutoi burrin në mes të tregut në Milot në 2018-n, nëna e 2 fëmijëve dënohet përfundimisht me 9 vite burg nga Apeli i Tiranës

Ekzekutoi burrin në mes të tregut në Milot në 2018-n, nëna e 2 fëmijëve dënohet përfundimisht me 9 vite burg nga Apeli i Tiranës

35-vjeçarja Violeta Donaj në momentin e arrestimit

Një ngjarje e rëndë tronditi qershorin e vitit 2018 qytetin e Milotit kur një grua 35-vjeçare, nënë e 2 fëmijëve, ka vrarë me 4 plumba pistoletën bashkëshortin e saj.

Xhelozia dhe debatet për shkak të bixhozit shkaktuan viktimën e radhës brenda familjes në Milot. Viloleta Donaj, nënë e dy fëmijë ka qëlluar bashkëshortin te saj, Kujtim Donaj në mes të tregut dhe u arrestua vetëm pak minuta më pas.

Shkalla e Parë e Gjykatës së Kurbinit e dënoi me gjithsej 20 vite burgim, ndërkohë që Apeli i Tiranës ka marrë sot vendimin për dënim maksimal me 9 vite burg.

Dinamika e ngjarjes:

Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij duke qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Violeta Donaj, sëbashku me kunatën kanë shkuar pas burrit me një makinë private, ndërsa viktima kishte mbërritur pak minuta më herët me një fugon mallrash. Sapo ka zbritur nga makina, 35 vjeçarja ka qëlluar ndaj bashkëshortit duke e lënë në vend të vdekur.

Në momentin e vrasjes sapo kishin filluar lëvizjet në tregun e Milotit, duke shkaktuar panik tek ta. Në atë kohë 35 vjecarja ka qëlluar ndaj bashkëshortit nga një distancë e afërt duke i shkaktuar tre plagë në trup, ndërsa një prej plumbave ka bërë rikoshet duke shkaktuar panik edhe tek qytetarët që ndodheshin aty pranë.  Një tjetër dëshmitare, i tregon viktimën dhe autorin si persona të qetë. Ata i njihte prej kohësh si shitës së rrobave të fëmijëve në treg. Pas krimit, Violeta Donaj ka tentuar të largohet. Pasi ka hedhur armën e krimit, ajo është larguar po me të njëjtën makinë por është ndjekur nga policia. Pak metra kilometra larg vendit të krimit ajo është ndaluar nga një patrullë policie dhe nuk ka bërë rezistencë.

Pas ndalimit, policia ka marrë në pyetje 35 vjeçaren, e cila ka rrëfyer se kohët e fundit kishte pasur debate të vazhdueshme me bashkëshortin. Ajo është shprehur se bashkëshorti e tradhtonte dhe kohët e fundit kishte nisur dhe të shpenzonte para. Para hetuesve, 35 vjecarja ka shtuar gjithashtu se keqtrajtohej nga bashkëshorti, sepse i kërkonte llogari për paratë, pasi sipas saj, viktima luante rregullisht edhe bixhoz.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 26/10/2021 17:53

    Turp I Madh se keto Jan jete Jo letra dado mizor te kete qen ish burri I ndjeri njeri nje jete e humbur nje me pak per kete komb edhe na dalin per vetingje e spakëra... Turp!

    Përgjigju
  • Geri: 26/10/2021 15:21

    Po te ishte burri qe do vriste kete grua vrasese a do denohej minimumi 35 vite ose i perjetshem? Vrasja ka qene e paramenduar dhe nuk ka qene nga pakujdesia apo sherr i momemtit. Thirrje Grave: Vritin Burrat se denoheni me denime qesharake. Burra mos gixoni te vritni gra se perfunfoni ne pus. Kjo eshte barazi gjinore. Bravo Gjykata

    Përgjigju
    • Shpresa: 27/10/2021 13:32

      Nuk ka pas faj ajo grua ka qen e detyruar ta vriste se un e njoh shum mir ai ka qen bixhozxhi i ka pas ter te zezat e kesaj bote dhe e ter familja e atij djalit i kan dal deshmitar asaj se e kan ditur mir se cfar njeriu ishte dhe I thoshte po ike nga un do ti vras femijet ishte e detyruar dhe shum e shum gjera te tjera qe si mban as toka

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren