Ekzekutoi çiftin shqiptar dhe dy fëmijët e tyre për qiranë e papaguar, 61 vjeçari grek dënohet me 4 burgime të përjetshme
Çifti i shqiptarëve dhe 2 fëmijët e tyre
Gjykata e Patrës në Greqi ka dënuar me 4 burgime të përjetshme 61 vjeçarin që ekzekutoi 4 anëtarët e familjes shqiptare në mars të vitit të kaluar. Ndaj tij është caktuar dënimi i përjetshëm duke e shumëzuar për 4 vrasjet e bëra së bashku që tronditën Patrën në Greqi, ku u vranë djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç si dhe prindërit e tyre.
Ngjarja e rëndë që ndodhi në 3 mars të vitit 2022 kishte si shkak 2 qira të papaguara. Por në të gjithë Greqinë akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.
Dënimi maksimal dhe tepër i rreptë për grekun 61 vjeçar përmban dhe 21 muaj për armëmbajtje pa leje dhe 900 euro gjobë.
Vrasja e katërfishtë tronditi opinionin publik në Greqi. Trupat pa jetë të Armando dhe Maria Klocit u gjetën në depon e shtëpisë. Djali 2 vjeç mbi batanije në dysheme, kurse djali më i vogël u gjet i vdekur nga vëllai i madh i tij 12 vjç i cili erdhi më pas në shtëpi me një shokun e tij. Ishte fëmija i parë, nga martesa e mëparshme e 28 vjeçares, i cili mbeti i gjallë nga kjo tragjedi e pabesueshme dhe jeton tashmë me të atin e tij.
Para se të kryente vrasjet, ekzekutori kishte ndërprerë energjinë elektrike. Pasi kreu krimin e rëndë ai tentoi të zhdukte kufomat e viktimave dhe t’i ngarkonte në karrocerinë e makinës për t’i transportuar por u largua në momentin që kuptoi se djali tjetër kishte zbuluar gjithçka.
Policia e arrestoi disa orë më vonë, ndërsa 61 vjeçari e pranoi krimin me justifikimin se i kishte kryer vrasjet makabër pasi familja shqiptare nuk i kishte paguar qiranë për 2 muajt e fundit.

Arrestimi i Sakis Varvaresos
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.3%
-
Jo
81.5%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 1120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pluhuri i Saharasë ‘mbulon’ Athinën, preken edhe zona të tjera
15 Mars, 18:25
-
Ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin arrestohet 41-vjeçari në Devoll
15 Mars, 12:17
-
Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53-vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas u hodh nga ballkoni
13 Mars, 11:33
-
E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret gruan me thikë, pas aktit i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni
12 Mars, 14:43
-
Greqia gati të armatoset, plani ambicioz me 28 miliardë euro
11 Mars, 10:42
-
Pista (jo)befasuese greke: 'Pas arrestimit të Veliajt fshihet një strukturë…' Çfarë ka dashur të thotë Edi Rama?
10 Mars, 09:56
-
Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke duke thënë se vendi s'meriton të futet BE, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës
9 Mars, 12:02
-
Atentat shqiptarit në Selanik, plagoset me dy plumba! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë
8 Mars, 10:17
-
Protestuesit rrethojnë Parlamentin e Greqisë, incidente, zjarr dhe arrestime! Sheshi Sintagma po digjet sërish, ‘Molotov’ e barrikada edhe në Selanik (VIDEO)
7 Mars, 22:25
-
Greqi/ Pas 3 ditëve debat në parlament, qeveria e Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit: 157 vota kundër, 136 vota pro
7 Mars, 22:16
-
‘Shko bëj ndonjë fëmijë, ose birëso...!' Parlamenti grek përfshihet nga kaosi pas deklaratës së deputetit të Mitsotakis ndaj koleges! Kryeministri propozon shkarkimin e tij
7 Mars, 19:51
-
Greqi/ Vinte nga Brazili, sekuestrohen 17 kg kokainë, i riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës! Të dyshuarit dhe rolet e tyre (EMRI+VIDEO)
6 Mars, 16:45
Giak egjyptiani
PërgjigjuPo pse o maskarai i mutit i vrave s tu dhimbsen femijet grek muti!
PërgjigjuKur nuk te man shpija jote mire e kena. Jena ba hamajte e botes
PërgjigjuÇer flet kot mi pash zotin… pse në shtëpinë tënde Shqipërinë e kokën të sigurt hë? Sa vrasje po bëhen dhe atje për hiç gjë apo s’ja ke idenë e realitetit ti ? Bota është plot me emigrantë por kjo nuk do të thotë që nëse vritesh në vend të huaj e ke jetën më të sigurt në atdheun tënd… gjynah të shkretën , oh zot çfarë makabre ????????….
Keto jane greket e “civilizuar” rrac mbeturinash iranjane
Përgjigju