Ekzekutuan avokatin grek dhe tentuan të vrisnin një tjetër, dënohen me burgim të përjetshëm tre shqiptarë në Athinë

Ekzekutuan avokatin grek dhe tentuan të vrisnin një tjetër, dënohen me burgim të përjetshëm tre shqiptarë në Athinë

Tre shqiptarët Klodian Lekocajn, Mikel Brahimai dhe Oldi Dulçe,  që akuzohen për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos janë dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për këtë dënim duke arsyetuar se autorët kishin shkuar me paramendim për të ekzekutuar avokatin grek.

Nga ana tjetër tre shqiptarët kanë mohuar akuzat megjithatë për gjykatën kishte prova të mjaftueshme për ti dënuar me burgim të përjetshëm.

“Për mendimin tim ata kishin shkuar me paramendim për ta vrarë. Është pretendim i rremë varianti që thjesht donin ta plagosnin. Nëse do të donin ta plagosnin, nuk do ta qëllonin viktimën në gjoks nga një distancë e afërt”, tha prokurori i çështjes.

Ndërkohë që për të tre është dhënë dënimi me burg për jetë, ndaj Mikel Brahimaj, vrasësit të avokatit Zafeiropoulos, u dënua me burgim të përjetshëm dhe 11 vite burg për dy akuza të tjera, vjedhje e grabitje me armë.

Klodian Lekocaj (i konsideruar nga shtypi grek si kreu i “mafias shqiptare” në Koridhalo) dhe Oldi Dulçe vuajnë dënimin prej disa vitesh në burgun e Koridhalos për vepra të tjera penale. Ata u akuzuan si dy porositësit për vrasjen e avokatit grek, ndërsa Mikel Brahimaj ishte në rolin e ekzekutorit.

Sipas mediave greke ekzekutori Mikel Brahimaj, kishte shkuar në zyrën e avokatit Zafeiropoulos së bashku me shqiptarin tjetër Aleksandro Mata, që vijon të jetë në kërkim. Mata ka folur disa herë nga arratia dhe ka mohuar përfshirjen në vrasje.

Avokati u vra në zyrën e tij në Athinë më 12 Tetor 2017. Prokuroria greke, e cila ka zbardhur rastin, tha se vrasja është kryer për gjobëvënie. Shqiptarët donin të shantazhonin avokatin Zafeiropoulos që përfaqësonte biznesmenin Aristidis Floros, për të zhvatur shuma të konsiderueshme parash.

Po ashtu Aristidis Floros është në burg dhe vuan dënimin me 21 vite pas akuzave  për përfshirje  në tentativën për të vrarë një avokat tjetër në vitin 2014. Biznesmeni grek Aristeidis Floros sipas mediave në Athinë, ka dijeni për aktivitetin kriminal të mafies së burgut të Koridhalos, të përfshirë në vrasjen e avokatit Mixaleis Zafeiropoulos dhe tentativës për vrasjen e avokatit tjetër Giorgos Antonopoulos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja