Ekzekutuan biznesmenin Dervishaj, burg vrasësit dhe njërit prej bashkëpunëtorëve

Ekzekutuan biznesmenin Dervishaj, burg vrasësit dhe njërit prej bashkëpunëtorëve

Policia sjell në gjykatën e Vlorës 2 prej të arrestuarëve

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy prej tre autorëve të vrasjes së biznesmenit 29-vjeçar Vasil Dervishaj. Gjykata ka lënë në burg vrasësin A. Çaushi, 28 vjeç, dhe njërin prej bashkëpunëtorëve në krim, Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç.

Ndërsa, është caktuar masa 'arrest shtëpie' me mbikëqyrje elektronike për bashkëpunëtorin tjetër në vrasje, Nekid Arapi, 21 vjeç, pasi sipas hetimeve, ky i fundit i ka shoqëruar autorët një pjesë rruge me makinën e tij, ndërsa nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e vrasjes së 29-vjeçarit Dervishaj.  

Ndërkohë, ndodhet ende në kërkim autori tjetër i vrasjes, E. A., 31 vjeç. Shtetasit e arrestuar për ekzekutimin e biznesmenit nuk kanë bërë deklarata në seancën gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë, ndërsa ajo është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në kushte të forta sigurie. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Elona Mihali.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës, ku u ekzekutua me plumb në kokë biznesmeni Dervishaj, që ishte pronar i një bar-kafeje të quajtur “Gimoka” dhe një dyqani elektroshtëpiakesh. Biznesmeni Dervishaj mësohet se kishte shkuar për t'u sqaruar në lidhje me një ngacmim që autorët i kishin bërë një familjari të tij. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë