Vrasja e biznesmenit vlonjat me plumb në kokë, Dervishaj ndërhyri pas sherrit të të afërmit

Policia e Vlorës ka ndaluar njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit 29-vjeçar Vasil Dervishaj, pronar i një bar-kafeje të quajtur "Gimoka" dhe një dyqani elektroshtëpiakesh, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë teksa dilte nga automjeti i tij, në lagjen "Pavarësia", rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës. Biznesmeni Dervishaj mësohet se kishte ndërhyrë pas sherrit të një të afërmi të tij me autorët. Ndërkohë, ata kanë debatuar edhe në telefon pak orë përpara se të ndodhte krimi, ndërsa nga burime të besueshme mësohet se biznesmeni kishte shkuar të sqarohej me autorët mbrëmjen kur u vra. 

Një ditë pasi zbardhi ngjarjen, ku identifikoi dy autorët e krimit dhe arrestoi dy bashkëpunëtorët, policia ka ndaluar shtetasin A. C., 28 vjeç, banues në Vlorë, si dhe ka sekuestruar një xhup, një kapuç, automjet tip "Audi" me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, që dyshohet se janë përdorur në momentin e ekzekutimit të biznesmenit Dervishaj. 

Ndërkohë, policia vijon të kërkojë autorin e dytë të vrasjes së biznesmenit, shtetasin E. A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë. Një ditë më parë, u arrestuan dy bashkëpunëtorët Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Gjithashtu, në aksionin e ditës së djeshme u sekuestuan dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë, si dhe një automjet tip "Audi" me të cilin janë larguar autorët pas atentatit. 

Viktima kishte armë kallashnikov në makinë, kamerat fiksuan automjetet kur u larguan
Vasil Dervishaj duket se e priste një atentat nga personat me të cilët ishte konfliktuar disa ditë më parë në lokalin e tij, "Gimoka". Burime për Report Tv saktësuan se natën e krimit, 29-vjeçari kishte shkuar të sqarohej me E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë, A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë, Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç. Të parët akuzohen si autorët e vrasjes së Vasil Dervishajt, ndërsa dy të tjerët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes, duke i ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes. 

Pas vrasjes së biznesmenit 29-vjeçar, autorët kanë tentuar të ikin jashtë Shqipërisë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar vetëm lëvizjet e automjeteve, por jo momentin e krimit. Vasil Dervishaj u qëllua me dy plumba, një prej të cilëve në kokë i cili i ka marrë edhe jetën në vend. 

Njoftimi i policisë:
Strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP.Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit:

A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (dyshohen se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit), 1 xhup dhe 1 kapuç.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 78 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Ora 23:47
FOTO/Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari Vasil Dervishaj
  • /Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Ludmilla: 07/06/2018 15:47

      Po ca biznesmeni ka qene ky mo, pse nuk thoni qe ne fillore ai ka qene kontigjent krimi, baba mavria i medonte djemte se si tu binin ne qafe te tjereve.

      Përgjigju
    • Eri: 07/06/2018 14:15

      Po normal se ci*at i mbron termeti se i ka njerzit e tij

      Përgjigju
    • Fredi: 07/06/2018 10:09

      Se kuptoj. Policia per gjene me te vogel publikon emra dhe mbiemra duke ju nxjerre bojen njerezve. Kete vetem me iniciale. A. C. nga tepelena. Mos e ka mbiemrin Cica dhe e keni " zorr " te nxirrni?

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

    Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen