Ekskluzive/ Mariglen Hakën e qëlluan nga 40 metra distancë me blindshpuese! Plumbat depërtuan deri në derën e brendshme të shtëpisë

TIRANË- Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me atentatit ndaj Mariglen Hakës më 21 shtator të këtij viti, ku mbeti e vrarë halla e tij Shpresa Basha. Goxha bën me dije se ai është qëlluar me blind shpues dhe se plumbat kanë depërtuar deri në derën e brendshme të shtëpisë, një distancë prej 40 metrash, ku janë vënë në rrezik edhe persona të tjerë brenda shtëpisë. Haka ka qenë nga personat e arrestuar në operacionin e FSHN dhe RENEAS në vitin 2018, konkretisht 12 shtator. Shtëpia e tij, gjendet në majën e një kodre, buzë lumit dhe e rrethuar me mure larta dhe me kamera sigurie dhe shumë pak veta mund të afroheshin. Fakti që Haka ka dalë jashtë derës për të parë, sipas Hoxhës, është tregues që Haka kishte siguri që në banesën e tij nuk mund të afroheshin persona të tjerë.

VIDEO/ Operacioni 12 shtator 2018 i FNSH dhe RENEA në Nikël

"Është kapur gjatë vitit të kaluar dhe ishte një nga 7 personat që u kap. U gjetën një pistoletë, një shpat, më tepër një trofe dhe 30 mln të vjetra. U shoqërua bashkë më babanë. Ai kishte akuza rënduese dhe u dënua kryesisht me kohën e paraburgimit dhe sasia e lekëve, që duhet të justifikoje se u gjet në banesë. 85 të shtëna gëzhoja janë gjetur, por janë shtënë më shumë se 85. Vila e Hakës ndodhet mbi kohës, para se të shkosh te vila e tij...që ka një rrethim shumë të madh dhe një sistem kamerash, nuk e di në ka funksionuar apo jo, por ka qenë i instaluar. Një nga autorët ka blind-shpues, sepse fuqia ka kapur derën e rrethimit të jashtëm të kullës me një distancë pre 40 m, ka depërtuar dhe është ngulur tek dera e banesës, janë rrezikuar edhe persona të tjerë. T'i afroheshe Hakës në atë zonë është shumë e vështirë, ka një mur shumë të madh, në breg të lumit...distanca nga ku mund ta godasësh vilën është më mirë përtejë lumit se mund të tërhiqesh. Nga 3 qitësh. Nuk kanë qenë shumë afër se mund të kishin shkaktuar më shumë viktima. Fakti që ka dalë te dera, tregon që s'ishte shumë i sigurt edhe pse ka pasur informacion se ka pasur lëvizje të dyshimta. Fakti që ka hyrë kaq afër, tregon se ka pasur shumë informacion, është shumë e vështirë të hysh në Nikël. Dyshohet për vrasje të vjetra. Haka nuk është goditur për ngjarjet e vjetra, ku fisi Haka ka shumë të vrarë. Dyshimet nuk kanë të bëjnë me ngjarje të vjetra, por konflikte të reja", tha Hoxha.

Mariglen Haka mbeti i plagosur me armë pak para mesnate të 21 shtatorit, teksa ndodhej në derën e shtëpisë, ndërsa plumb mori edhe halla e tij. Shpresa Basha ndërroi jetë në spital, ku nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra. Report TV përcolli pamjet ekskluzive teksa të plagosurit mbërrijnë në urgjencën e spitalit të Traumës, ku i solli me makinë private, Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Edhe vetë Valter Bami është pjesë e grupit të arrestuar të bandës së Niklës në 2018-ën.

 VIDEO/ Mbërritja e Mariglen Hakës në spital

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin

Dritan HIla: Doktori që nuk harron vesin