Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit. 

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Unazën Jugore të qytetit, ndërsa një prej drejtuesve ka humbur jetën.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip "Ford" me targa AA 824 BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç banues ne Elbasan dhe mjeti tip "BMW" me targa AA 003 PF drejtuar nga shtetasi K.A 28 vjec banues në Elbasan.

Drejtuesi tjetër i automjetit, K.A  është transportuar për në spitalin e Elbasanit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë akulli në rrugë. 



[gallery]20471[/gallery]

Njoftimi i policisë së Elbasanit:
Njoftohemi se ne Unaze mjeti tip "Ford" me targa AA 824 BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç banues ne Elbasan është përplasur me mjetin tip "BMW" me targa AA 003 PF drejtuar nga shtetasi K.A 28 vjeç banues në Elbasan.

Te dy drejtuesit e mjeteve jane derguar per ndihme mjekesore ne spitalin Kirurgjik Elbasan. Si pasoje e perplasjes ka humbur jeten drejtuesi i mjetit "Ford".

Policia ndodhet ne vendngjarje dhe kryen veprimet hetimore dhe proceduriale