Elbasan, 108 policë gatishmëri për
ndeshjen Skënderbeu-Dinamo Kiev

Elbasan, 108 policë gatishmëri për<br />ndeshjen Skënderbeu-Dinamo Kiev<br>
ELBASAN-Sonte në orën 21:05 do të zhvillohet ndeshja e Europa League mes Skënderbeut dhe Dinamos së Kievit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim  të ndeshjes ndërkombëtare.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   108  punonjës policie nga  Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj,  dhe FNSH-ja.

Lëvizja e mjeteve do të bllokohet nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi.

Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Lulet”- Posta –Bashkia - Stadium e kthim. Aksi rrugor nga  sheshi i stadiumit, kryqëzimi i tapetave,  ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës