Universiteti " Aleksandër Xhuvani" ka hapur dyert sot për 15 mijë studentë në vitin akademik 2014-2015, ku do të studiojnë në 34 cikle studime dhe pesë fakultete.

Një urim për nisjen e mbarë të këtij viti të ri akademik studentëve i është bërë nga Rektori i këtij universiteti Liman Varoshi, si edhe përfaqësues të pushtetit lokal.
Nga korpusi kryesor të këtijj universiteti, Varoshi tha se " ky vit i ri akademik nis me sfidat e përballimit të akreditimit, ku një agjensi e huaj ashtu si në universitetet e tjera të vendit do ta nisë këtë proces edhe në universitetin tonë".

Duke u ndalur tek sukseset që ka pasur ky universitet, Varoahi renditi si më kryesorin atë të krijimit të një kurikule cilësore me standarte bashkohore.

"Kjo kurikulë është ndërtuar në bazën e krahasueshmërisë, e cila gërsheton në mënyrë të mundshme procesin mësimor dhe kërkimor". Sipas Varoshit kjo kurikulë do të bëhet realitet nëpërmjet një infrastrukture që universiteti ynë e ka tashmë. " Ne e kemi kuptuar drejt mesazhin filozofik që suksesi i një universiteti vjen nga biblioteka, dhe ne e kemi këtë binliotekë", përfundoi Varoshi.

Urime për një vit të mbarë akademik studentët kanë marrë edhe nga kreu i Bashkisë Qazim Sejdini, ai i qarkut Eugen Isaj si edhe prefekti Arben Kamami. 

ATSH