ELBASAN- Plot 159 persona përfitonin kempin në mënyrë abuzive në qarkun e Elbasanit. Dosjet abuzive janë evidentuar pas një kontrolli kryesisht në komunat e Elbasanit. Për këtë situatë të krijuar përgjegjës janë bërë mjekët e shërbimit social.
 
Drejtoresha e rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan thotë se pas një kontrolli prej disa javësh më problematike ka rezultuar komuna Shushicë ku 1 e 4 e dosjeve janë abuzive.
 
Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)