ELBASAN - 33 punonjës të konviktit në pronësi të universitetit “A. Xhuvani” janë hequr nga puna pa asnjë motivacion. Ngjarja ka ndodhur përpara tri ditësh dhe asnjë nga të shkarkuarit nga puna nuk ka mundur të kontaktojë me drejtoreshën e re te konviktit, Jonajda Doçi.
Sipas të shkarkuarve, heqja nga puna është më motiv politik dhe këtë gjë ia ka kumunikuar edhe vetë drejtoresha në debatet që kanë pasur. “Është e papranueshme, që ne të hiqemi nga puna në këtë mënyrë. Jam e bindur se shkarkimet janë bërë për arsye politike, por ne do t’i drejtohemi gjykatës” shprehet ish-kujdestarja e konviktit.
Një person tjeter i shkarkuar nga puna shprehet se, “sipas Kodit të Punës çdo punonjës që hiqet nga puna duhet të njoftohet tre muaj përpara; u habita kur më dhanë letrën e shkarkimit në dorë; kjo ndërmarrje nuk është private dhe unë kam 11 vite punë këtu”, shprehet shefi i trajtimit të studentëve.
Vetë drejtoresha Doçi nuk ka reaguar nga akuzat e forta në drejtim të saj, por është mjaftuar vetëm më një fjalë: “Unë zbatoj ligjin” (jashtë kamerave).
Kjo është forma e shkarkimit që ka marrë në dorë 33 punonjës të shkarkuar, ku thuhet, “ju njoftojmë se shoqëria e “trajtimit të studentëve” sh.a. Elbasan, në cilësinë e punëdhënësit , “mendon” të përfundojë marrëdhënien e punës, që ka me ju në cilësinë e punëmarrëses së kësaj shoqërie për shkak të suprimit të vendit të punës si pasojë e ristrukturimit të organikës.
Për këtë arsye ju bëjmë me dije që të drejtoheni pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit dega Elbasan, për t’u trajtuar me asistence sociale”, përfundon shkresën drejtoresha e konviktit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com