ELBASAN, 7 Tetor /ATSH-Miranda Sadiku/-50 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u ndërtua spitali Psikiatrik, i cili mori emrin e mjekut të njohur psikiatër të qytetit të Elbasanit Sadik Dinci.
Në këtë kuadër stafi spitalor ka hapur dyert për të gjithë komunitetin, për të festuar 50 vjetorin e hapjes së spitalit psikiatrik në qytetin e Elbasanit.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, të shoqatave të ndryshme që ndihmojnë të sëmurët mendorë, si edhe vetë stafi spitalor. Drejtori i spitalit Ylli Muça pasi ka falënderuar të pranishmit në këtë event, është ndalur edhe tek investimet e spitalit gjatë këtij viti ku sipas tij i kanë dhënë një tjetër pamje spitalit psikiatrik.
" Fasada e spitalit nuk ka më atë ngjyrë të verdhë, por pamja e tij e re të ngjason me një godinë universiteti, gjithashtu mendihmën e shumë bizneseve të ndryshme në Elbasan kemi bërë të mundur të zgjerojmë hapësirat e gjelbra brenda dhe jahstë ambjenteve të spitalit, me qëllim që të sëmurët të kenë mundësi të relaksohen në kohën e pushimit".
Por sipas Muçës vazhdon të mbetet problem numri i shtrimeve në këtë spital ç'ka ka kaluar kapacitetin. Kemi 70 të shtruar më shumë se kapaciteti që ka aktualisht spitali, por që fatmirësisht kemi mundur ta përballojmë këtë situatë.
Aktiviteti në fjalë përkon edhe me Ditën Botërore të Shëndetit Mendor ku spitali ka nisur të organizojë aktivitete të shumta edhe me të sëmurët./a.g/
/Shqiptarja.com