Elbasan: 6 të arrestuar për
trafik droge, 4 në kërkim
Policia e Elbasanit arrestoi sot në orët e para të mëngjesit 6 shtetas të akuzuar për trafik të lëndës narkotike. Operacioni i koduar “Tabakane 2” u bë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Elbasan. Ndërkohë që në kërkim janë shpallur katër shtetas të tjerë. ( ne foto njeri prej te arrestuarve Eduard Muzhaqi)
ELBASAN- Policia e Elbasanit arrestoi sot në orët e para të mëngjesit 6 shtetas të akuzuar për trafik të lëndës narkotike. Operacioni i koduar “Tabakane 2” u bë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Elbasan. Ndërkohë që në kërkim janë shpallur katër shtetas të tjerë.
Nga ky operacion janë ndaluar Kostandin Piku, i njohur me nofkën “Koçi” 56 vjeç me banim në lagjen “Çlirimi”, Arben Hysa (Haxhihysenaj), i njohur me nofkën “Ben Binjaku”, 43 vjeç me banim në lagjen 28 Nëntori, i dënuar më parë për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”, Altin Çaka 29 vjeç, i njohur me nofkën “Bobili”, me banim në lagjen “Qemal Stafa”, Emiljano Ramazani 32 vjeç, i njohur me nofkën “Rramani”, me banim në lagjen “Sul Paprri”, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, Petrit Bekteshi, 43 vjeç me banim në lagjen Haxhias, Ilir Rrapi 37 vjeç, i njohur me nofkën “Lili i Shajes”, me banim në lagjen “Qemal Stafa”.
Sipas deklaratës së drejtorit të policisë së qarkut Emri Vata, “ndalimi i tyre është bërë në bazë të një urdhër arresti të nxjerrë nga Prokuroria e Elbasanit pas një hetimi intensiv disa mujor”.
Drejtori Vata deklaroi se “Shtetasit e mësipërm dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe me shtetasin Eduart Muzhaqi i arrestuar më 27 tetor 2011, kanë konsumuar veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë”
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 8 telefona celularë. Çështja është nën hetim dhe po punohet ehe për kapjen e katër personave të tjerë të shpallur në kërkim, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore.
( ne foto njeri prej te arrestuarve Eduard Muzhaqi)(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
Vota total: 3081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?
19 Janar, 17:41
-
Elseid Hysaj e nis nga fillimi te Lazio, titullar për herë të parë këtë sezon
19 Janar, 17:35
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Lushnje/ Digjen mbetjet në lagjen '28 Tetori', e gjitha zona e mbuluar nga tymi
19 Janar, 17:22
-
VIDEO/ Manchester United hija e vetvetes, Brighton fiton 1-3 në 'Teatrin e Ëndrrave'
19 Janar, 17:15
-
GOLAT/ Manchester United është për turp, Brighton e mposht 1-3! Everton fiton me Spurs, në mbrëmje City
19 Janar, 17:13
-
Ben Blushi: Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
19 Janar, 17:04
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Rruga e varrezave në Këlcyrë si në mesjetë, 30 vite pa investim! Bashkia nuk ‘vë dorë’, banorët: Duhet ndërhyrë! Kryebashkiaku për REPORT TV: Prioritet më 2025
19 Janar, 16:50
-
Sherri në verë, Marina pranoi krizën me Getoarin, çfarë ndodhi me çiftin
19 Janar, 16:49
-
'15 vite pa Panajot Panon', Partizani: I paharruar, është gdhendur në historinë e futbollit shqiptar
19 Janar, 16:35
-
‘Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania’, Rama ‘heton’ rastin e komentueses: S’është e vërtetë, e ke marrë direkt 4 herë! (VIDEO)
19 Janar, 16:28