Elbasan-Paraditen e sotme në Uzinën e Ferrokromit në fshatin Balldre, të Elbananit, 60 vjeçari me iniciale Dh.R., ka pësuar djegie.

60 vjeçari është dërguar menjëherë nga kolegët e tij në spitalin e Elbasanit, për të marrë ndihmën e mjekëve, por më pas është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Sipas mjekëve, 60 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com