ELBASAN - Policia e Elbasanit ka konfirmuar sot se autorja e vrasjes se 65-vjeçarit Faik Poka, është bashkëshortja e tij, Fatmira Poka. Sipas të dhënave, ajo e ka ekzekutuar me një çifte.
Krimi ka ndodhur dje në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Gruaja vrau burrin e saj, Faik Poka, 65 vjeç, me një plumb në kokë dhe u dyshua se xhelozia në çift ka qenë shkak i krimit. Banorët e zonës treguan për mediat se viktima nuk njihej si person problematik dhe jetonte vetëm me bashkëshorten, pasi 5 fëmijët e tyre jetonin në emigracion. Fillimisht u mendua se viktima kishte vdekur nga vetëflijimi, por më pas policia zbuloi se kishte të bënte me një krim në familje.
Fillimisht u mendua se viktima kishte vdekur nga vetëflijimi, por më pas policia zbuloi se kishte të bënte me një krim në familje.
Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të ngjarjes.

(Lajmi u publikua dje në orën 17.45 dhe u përditësua sot, në 11.30)
Redaksia Online
(ar.sh/gre.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com