ELBASAN - Një automjet është përplasur me një tricikël ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtues i mjetit me tri rrota.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mengël. Menjëherë i dëmtuari është transportuar në spitalin kirurgjik Elbasan ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Burime të policisë bëjnë të ditur se mjeti tip golf me targa AA614YJ është përplasur me ciklomotorin me rimorkio që përdorej për grumbullimin e skrapit.
Mësohet se është shoqëruar drejtuesi i mjetit tip Golf Agron Hazizi në komisariatin e Elbasanit.
Ende nuk është identifikuar i aksidentuari pasi nuk disponon dokumentacion me vete. Gjendja e tij vazhdon të mbetet e rëndë si pasojë e dëmtimeve të marra. Mësohet se shkak është një dalje e papritur e ciklomotorrit në rrugë. Gjithsesi gjithçka pritet të zbardhet nga ekspertiza e policisë rrugore.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com