ELBASAN - Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë.
Mes të plagosurve është edhe Arjan Jaupllari, presidenti i urdhërit të farmacistëve, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtuesi i mjetit Land Rover me targë TR 02 21 M.
Nga aksidenti u plagosën edhe dy persona të tjerë, Sazan Çeliku dhe Jovan Basho, të tre banues në Tiranë.
Sipas policisë së Elbasanit mjeti ka dalë nga rruga, si shkak i shpejtësisë tej normave të lejueshme. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Librazhdit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com