Elbasan-Policia ka arrestuar 26 vjeçarin Gelsi Zaçi, banues në Devoll. Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, në Përrenjas duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targa AA 605 LN, ka aksidentuar 72 vjeçarin me iniciale R.D., banues në Pogradec.
/Shqiptarja.com
I moshuari i aksidentuar ka marrë ndihmën e menjëhershme në spitalin e Përrenjasit, dhe më pas është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com










