Një 6- vjeçar me iniciale N.T është aksidentuar ditën e sotme në Elbasan dhe është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Tiranës, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e Elbasanit ka arresuar shoferin 19- vjeçar, Klint Lulja, i cili duke drejtuar mejtin e tij tip “Smart” ka aksidentuar 6- vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “25 Nëntori”, ndërsa materialet për këtë askident i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

 Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan

Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” me targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.T., 6 vjeç banues në Elbasan, I cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com