Pasi fitoi lirinë e ka pasur mjaft të vështirë të integrohet. Për një vit e gjysmë ka mbetur pa asnjë të ardhur. Më në fund bashkia i ka dhënë 18 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Por thotë se me ato para nuk mund të paguajë as energjinë, tregon se ha bukë njëherë në 2-3 ditë me disa kokrra ullinj.
I dëshpëruar sa më s’ka ai i bën apel shtetit, kryeministrit, parlamentit që të vënë dorën në zemër, jo vetëm për atë, por për të gjithë të varfrit si ai. Paralajmërimin e Kryeministrit e ka marrë seriozisht. Por ai qan i dëshpëruar dhe është i dorëzuar. “Ejani më fusni që sot në burg. Unë nuk kam asnjë mundësi për të paguar....”-thotë ai.
[gallery]24584[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









