/ ATSH / - Këtë fundjavë, alpinistët elbasanas kanë kryer me sukses aktivitetin alpinistik (kryesisht ecje dhe vëzhgim në natyrë), në fshatin Qerret të Komunës Labinot Mal. Aktivititeti nisi në orën 06:30 minuta të ditës së shtunë, ku ekipi i përbërë nga 35 alpinistë dhe dashamirës të natyrës,u nisë drejt fshatit Xibrak.

Pas ecjes, të gjithë pjestarët e ekipit qëndruan në fshatin turistik "Albanik", i ndërtuar nga një investitor francez. Në restorantin e resoritit turistik, grupi ka shijuar gatimet tradicionale të zonës së Labinotit Mal. Pas aktiviteteve sportive të demonstruara në natyrën rreth fshatit turistik, pjestarët e ekpitit kanë nisur zbritjen për tu kkthyer sërish në qytetin e Elbasanit.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e turizmit malor në zonën e Labinotit Mal, njohjen e pjestarëve të rinjë të  ekipit me bukuritë natyrore të zonë, trashëgimin kulturore si dhe gatimet tradicionale të kësaj zone.

Aktiviteti udhëhiqej  nga alpinistët me përvojë dhe eksperiencë në drejtimin e grupeve turistike në zonat malore.