Policia ka vënë në pranga dy persona për posedim të lëndëve narkotike, të llojit Cannabis Sativa. Operacioni i koduar “Transportuesi 2” ka bërë të mundur arrestimin e Ervin Lamaj, 29 vjeç dhe Dhurata Balazi, 39 vjeçe.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Labinot-Fushë, policia ka bërë ndalimin e automjetit të drejtuar nga Ervin Lamaj dhe pasagjere shtetasja Dhurata Balazi.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 kg lëndë narkotike e dyshuar si hashash.
Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka rezultuar që nuk posedonte lejen e drejtimit.
Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike, te mjetit dhe 3 telefona celularë që mbanin te arrestuarit.
Ndërkohë, çështja i ka kaluar prokurorisë për zhvillime të mëtejshme.
[gallery]23810[/gallery]
Redaksia Online
A.DR/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO