ELBASAN , 11 Shkurt / ATSH-Miranda Sadiku-  Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi akuzohen për veprën penale " Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" ndërsa Policia ka sekuestruar 303 gram lëndë narkotike e llojit heroinë.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se " në kuadër të operacionit të koduar " Stacioni" u bë i mundur arrestimi i Erion Haxhiymeri 33 vjeç dhe Endri Alimani 35 vjeç, pasi gjatë një kontrolli ushtruar në banesat e tyre policia i ka gjetur dhe sekuestruar 303 gram lëndë narkotike e llojit heroinë, një peshore të vogël elektronike, ngjitës natriban, disa qese farmaceutike, një palë doreza plastike, të cilat përdoreshin për ndarjen e heroinës dhe paketimin e tyre për në treg.
Gjithashtu është sekuestruar edhe një mjet Mercedes me targë AA 199 ES dhe një shumë prej 12.000 lekësh. Mësohet se dy të arrestoarit e paketonin lëndën narkotike dhe më pas e tregëtonin ato kryesosht tek përdoruesit e heroinës./a.g/