Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar " Vazhdimi" duke bërë të mundur arrestimin e 42- vjecarit Ardjan Subashi, me banim në qytetin e Elbasanit.
Sipas Policisë, ky operacion realizohet në kuadër të kapjes së personave të shpallur në kërkim ndërkombetar. Mësohet se 42-vjecari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, një ditë më parë nga Interpol Tirana me kërkesë të Gjykatës së Modenas së Italisë, pasi kjo e fundit e ka dënuar nëmungesë me 23 vjet e 3 muaj burg për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit" si dhe "Prodhim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve".
42- vjecari është arrestuar nga Policia të martës në një lokal shumë pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë disa vite më parë rezident në shtetin italian, ndërsa nësohet se shumë shpejt do të ekstradohet për të kryer edhe dënimin në Modena të Italisë, aty ku edhe ka jetuar. /atsh/