Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Paris Xhemollari, 19 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “28 Nëntori”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë rrugore gjatë vendosjes së një mase administrative dhe është larguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të policisë rrugore.

Në ndjekie të tij u vunë Patrulla e Përgjithshme dhe Shqiponjat, ku dhe është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.

e.gj/Shqiptarja.com