ELBASAN – Një punonjës policie në burgun e Peqinit, dhe 5 persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë për trafik të lëndës narkotike, ndërsa ka nisur procedimi edhe per një te burgosur në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Polici Zenel Nezha dhe 5 personat e tjerë, përkatësisht, Romeo Ardian dhe Ferit Servcia, Juxhengs Kurani, banues në Elbasan dhe Altin Bektashi banues në Korcë u arrestuan në flagrancë në qytetin e Elbasanit duke shpërndarë lëndë narkotike.
lend narkotike
Të gjithë këta persona ishin në hetim nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë  Elbasan, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kanabis sativa.

Burime nga policia thanë për A1 REPORT se Nezha fuste lëndë narkotike brenda burgut të Peqinit, ndërsa me pesë të arrestuarit e tjere mundësonin edhe shpërndarjen e lëndës narkotike në qytetin e Elbasanit.

Sakaq nuk dihet lidhja e të dënuarit Dorian Tatoshi në këtë trafik, nëse ka qenë konsumator i drogës apo nëse e shpërndante tek të dënuarit e tjerë në këtë burg.

lend narkotike

Të arrestuarit:
Zenel Nezha, 51 vjec, banues në Rrogozhinë, me detyre punonjës Policie në L.E.V.P Peqin
Romeo Serica, 26 vjec, banues në Elbasan
Ardian Serica, 36 vjec, banues në Elbasan
Juxhengs Kurani, 24 vjec, banues në Elbasan
Ferit Serica, 22 vjec, banues në Elbasan
Altin Bektashi, 26 vjec, banues në Korçë
Nisi procedimi penal për  Dorian Tatoshi, me banim Elbasan, i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit

U sekuestruan ne cilesine e proves materiale:
150 gram lëndë narkotike e llojit Heroinë
100 gram lende narkotike e dyshuar si Heroine
50 doza lëndë narkotike e dyshuar si Canabis Sativa
13 cope celularë
1 mjeti tip Golf 4 me targa PE.0671 A në pronësi të policit Zenel Nezha.
 
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale ‘Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “shpërdorim detyre”

lend narkotike
lend narkotike

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)