ELBASAN- Po tentonte të fuste në Paraburgimin e Elbasanit celularë arrestohet polici Ali Alla.
Arrestimi i tij është bërë pas kontrollit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë, “në kuadër të punës intensive për parandalimin e shkeljes së Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve dhe garantimin e sigurisë”
Gjatë kontrollit në Institucionin e Paraburgimit, Elbasan, është konstatuar rasti i shkeljes së rregullave të detyrës.
“Punonjësi Ali Alla, me detyrën polic i rolit bazë, po tentonte të fuste në këtë institucion sende të ndaluara. Ai u kap duke futur celularë dhe është bërë arrestimi në flagrancë nga SHKB e burgjeve”, thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Aktualisht, çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Elbasan.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Burrel, 3 celularë do hynin në burg