ELBASAN - Babë e bir tentuan të pastronin pusin e shtëpisë së tyre, por kanë gjetur vdekjen pasi janë mbytur.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth orës 12:45 të mesditës së sotme, teksa 25 vjeçari Florenc Hoxha po pastronte sëbashku me babain e tij Enver Hoxha 56 vjeç, pusin e shtëpisë së tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanë të komunës Gjergjan pranë Elbasanit.
Fillimisht ka hyrë në pus Florenci, ndërsa duke parë që i biri nuk po i përgjigje thirrjeve, ka vendosur të hyjë në pus edhe 56 vjeçari.
Ndërkohë që ngjarja ka rezultuar tragjike për të dy, pasi kanë gjetur vdekjen duke u mbytur në pus.
Sipas informacioneve të para në lidhje me shkaqet që çuan në mbytjen e babë e bir brenda në pus, mendohet të ketë qenë si pasojë e asfiksimit nga gazi i gjeneratorit. Mësohet se 26 vjeçari ka qenë duke ndezur gjeneratorin e pompës për të marrë ujin nga pusi, ndërsa gjeneratori ka marrë flakë e për pasojë 26 vjeçari është asfiksuar nga dioksidi i karbonit nxjerrë nga djegia e gjeneratorit.
Sipas gazetarit në vendngjarje, Andi Qosja, për pastrimin e pusit familja përdorte një pompë e cila bënte edhe mbledhjen e mbetjeve në fund të pusit. Por si pasojë e mungesës së energjisë funksionimi i pompës realizohej me gjeneratorë. Dhe pikërisht mendohet se gazi i çliruar nga gjeneratori për vënien në punë të pompës me të cilën pastrohej pusi, të ketë qenë edhe shkaku kryesor i mbytjes së Enver dhe Florenc Hoxhës.
Familjarët njoftuan policinë, ndërkohë që në vendngjarje veç forcave të policisë u gjendën edhe zjarrfikëset për nxjerrjen e trupave të pajetë nga pusi.
Sipas gazetarit Qosja, mbërritën edhe polumbarët nga Tirana pasi nxjerra e trupave ishte e vështirë, rreth orës 16:00 u mundësua nxjerrja e të dy trupave nga thellësia e pusit pas pesë orësh.
Pusi është i vitit 1940 mbi 20 metra i thellë, ndërsa çdo vit bëhet pastrimi për shkak të mbetjeve që krijohen në ujin e pusit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com