Elbasan, Bamir Topi: Kemi një
klasë të papërgjegjshme politike

Elbasan, Bamir Topi: Kemi një<br />klasë të papërgjegjshme politike
ELBASAN - Ish Presidenti Bamir Topi ka vijuar edhe ditën e sotme akuzat ndaj klasës politike në Shqipëri të cilën e quajti të papërgjegjshme politike.

“Kemi një parlament që nuk mund të quhet parlament. Opozita ka tradhtuar elektoratin. Mazhoranca nuk mund të qeverisë e vetme. Të dyja kanë faje. Nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë.”- u shpreh Topi gjatë takimit të zhvilluar me anëtarë të FRD-së në qytetin e Elbasanit.
 
Sipas tij liderit e rinj ecin me mentalitetin e të vjetërve, ka theksuar Topi duke shtuar se sa janë në opozitë duket sikur mbrojnë interesat e popullit, sa hypin në pushtet bëhen delirantë.
 
“Ka qenë dashamirësia e faktorit ndërkombëtar që u integruan në struktura e NATO dhe BE për rrethana gjeostrategjike se të ishte për këtë klasë politike nuk do të na afroheshin fare. Situata në bazë është krejt ndryshe nuk është si mendojnë dy forcat politike.”- the kreu i FRD.

Më tej Topi u ndal te reforma territoriale të cilën e cilësoi të dështuar edhe te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili vijon të jetë i cunguar.

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë