ELBASAN- Banorët e fshatit Polis në Elbasan kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali në këtë fshat. Me dhjetwra boanorë kanë bllokuar hyrjen e komunës Polis, duke kundërshtuar vendimin e kryetarit të saj Veli Terziu, i cili ka firmosur për një firmë private që të fillojë punimet e hidrocentralit të Polisit.
 
Duke protestuar në qendër të Komunës Polis, banorët thonë se ndërtimi i këtij hidrocentrali do të dëmtonte sistemin vaditës që furnizon me ujë rreth 200 familje të fshatit.
 
Banorët shprehen të tradhëtuar nga vendimi i kryetarit të komunës, pasi Terziu i kishte premtuar atyre se "asnjë firmë private nuk do të ndërtonte hidrocentral në këtë zonë".
 
Frika më e madhe e banorëve është dëmtimi i sistemit të vaditjes dhe deri tani rrezikohen tre fshatra të mbeten pa vaditur tokat në periudhën e thatësirës.
 
"Jemi mbi 1000 banorë të cilët prekemi drejtpërdrejt nga ndërtimi i hidrocentralit. Kemi qenë disa herë të prefekti Qarkut për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, por deri tani nuk është bërë asgjë. Rrezikohemi seriozisht nga ndërtimi i këtij hidrocentrali sepse e gjithë zona e pyllëzuar do të thahet nga devijimi i ujit të përroit për në hidrocentralin e Polisit", shprehet një banor i zonës.
 
Firma ndërtuese "Arjani SH.P.K.", në pronësi të Arjan Xhihanit nga Kavaja, po shfytëzon pa kriter shtratin e përroit duke rrezikuar mbi 300 shtëpi nga erozioni i tokës.
 
"Jemi kërcënuar me kallash nga drejtues të firmës", shprehen banorët, të cilët shtojnë se “ky hidrocentral nuk do të na japë më asnjë prodhim nga kulturat bujqësore që kemi kultivuar deri tani”.
 
"Nëse ky problem nuk gjenë zgjidhje nga instancat përkatëse ne do të bllokojmë të gjitha rrugët hyrjet dhe daljet që të dërgojnë në komunën e Polisit dhe protesta jonë do të përshkallëzohet edhe me tej”, shprehen banorët të irrituar.
 
Ndër të tjera, banorët ndër të tjera shprehen se i rrezikuar nga ndërtimi i këtij hidrocentrali është edhe biodiversiteti në këtë zone, si dhe nga erozionet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)