Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar festimeve të 26 vjetorit të themelimit të degës së PD në Elbasan.
Gjatë këtij aktiviteti të organizuar në ambientet e teatrit "Skampa", Basha komentoi situatën politike, duke theksuar se vendi po kalon ditët më të vështira.
Kryetari demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini, se janë të angazhuar në deformimin e zgjedhjeve.
"Demokracia është në rrezik dhe këtë rrezik po përballet edhe dega e PD-së. Edi Rama dhe Qazim Sejdini janë banda që vjedhin votat", u shpreh Basha.
I zgjedhur deputet në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, Basha tha se ka qenë pazgjidhshmërisht i lidhur me këtë qytet.
"Jeta ime politike është e lidhur pazgjidhshmërisht me Elbasanin. Dega e PD në Elbasan është një degë historike. Mirënjohje të thellë të gjithë elbasanasve që e kanë besuar dhe votuar PD-në", tha Basha.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com