ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Elbasani ku zhvilloi një takim më të rinjtë e kësaj force politike ka ripërsëritur ftesën e tij karshi elektoratit të djathtë për të marrë pjesë në protestën e 20 shkurtit, që përkon edhe më rënien e bustit të liderit komunist Enver Hoxha.
 
Apeli i dytë e Bashës kishte të bënte më fokusimin e punës tek anëtarësimet e reja në Partinë Demokratike.
 
Basha gjatë fjalës tij komentoi edhe situatën ekonomike në vend, çka sipas tij është tejet e rënduar, ndërsa për këtë ai fajëson qeverinë Rama.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)