ELBASAN - Oferta që lideri i opozitës Lulzim Basha i dha shqetësimeve të banorëve të Belshit, Cërrikut dhe Bradasheshir në Elbasan ishte ulja e taksave, si paketa e demokratëve për shpëtimin e vendit nga varfëria.
Gjatë takimeve me banorë e tregtarë të këtyre zonave, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha erdhi me këto premtime nëse në garën elektorale të 21 Qershorit do të votohet për kandidatët e djathtë:
Vota për Partinë Demokratike, unë premtoj do të shkojë për paketën tonë të shpëtimit, të ulim taksën në minimum, më të ultën në Ballkan, të ulim çmimin e energjisë, që ato lekë që i çojmë për fatura e kamatë-vonesat, t’i kenë në xhepin e tyre, të vijnë e të blejnë bukë e të blejnë mallrat kryesore, të heqim TVSH-në për mallrat e shportës, që të paktën t’i paguajnë 20% më pak. Ç’ kuptim ka që shteti vjen e të merr 20% për vezën, bukën, kurse ai tjetri s’ka lekë të japë për bukën?!
Banorët e zonës së Dumresë, ngritën shqetësimin për rritjen e kostove të punimeve bujqësore për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë.
“Kjo zgjidhet me votë dhe në 21 qershor ju keni mundësinë që këtë të keqe ta ndalni me votën tuaj por nga ana tjetër, duke votuar për Partinë Demokratike në 21 qershor, ju bëni një zgjedhje për platformën tonë të uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave për të gjithë banorët e Dumresë”, u shpreh Basha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO