Elbasan, Basha prezanton Turkun:
Investimet e qeverisë në staniacion

Elbasan, Basha prezanton Turkun:<br />Investimet e qeverisë në staniacion
ELBASAN - Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, Adrian Turku është prezantuar nga kreu i të djathtëve Lulzim Basha në sheshin “Gensher”. Basha u shpreh se investimet e qeverisë kanë mbetur në staniacion.
 
Basha vazhdoi më tej akuzat e tij për qeverinë duke u ndalur tek zgjedhjet e 21 qershorit. “Kontrata e vetme me shqiptarët e qeverisë Rama-Meta, është blerja e votës duke theksuar se qëllimi i kësaj dysheje është vendosja e oligarkëve lokale”.
 
Ndërsa kandidati për Elbasanin, Ardian Turku theksoi se ndër gjërat më të rëndësishme që ka humbur qyteti i Elbasanit është demokracia lokale duke u zëvendësuar nga oligarkia.
 
Basha prezanton kandidatët në Librazhd e Prrenjas 
Në Librazhd Basha prezantoi kandidatin Fadil Brazhda ku tërhoqi vëmendjen e qytetarëve për atë që do të ndodhë në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku, sipas tij, bandës së OSHEE-së do t’i jepet e drejta të sekuestrojë shtëpitë e shqiptarëve.
 
Ndërsa në Prrenjas Basha ka prezantuar Bajazit Karriqin, i cili do të kërkojë një mandat të dytë përballë Miranda Rirës së LSI-së.

Basha prezanton Kodhel Calën në Gramsh 
“Në këtë situatë të vuajtjesh ekonomike. Kjo situatë e rëndë është koha e depresionit të madh po mbledh shumë njerëz në këtë situatë. Të ndahemi nga anarkia e rilindjes. Janë vetëm takime prezantuese, kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar gramshiotët për të thënë fjalën e tyre në atë që është arma më e fortë e qytetarëve të lirë që është vota. 21 qershori nuk janë vetëm zgjedhjet locale por është gjykata më e madhe, më e fuqishme, më e merituar që do ti japë ndërshkimin kësaj qeverisjeje. Është ngritur një sistem krimi Modeli që ndërtoi kjo qeveri e nëpërkëmb këtë Njerëz të dënuar në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë jua vënë sipër kokës. Do tentojë ta blejë votën duke tentuar kontrata individuale, kontratat e turpit. Qeveria nuk ndjehet llogaridhënëse, nuk ju konsideron njerëz por shpulla për opozitën, jo njerëz me dinjitet.  Kontrata mendon se është 20 apo 30 mijë lekëshin dhe prisni të vijnë zgjedhjet e tjera.Ky është shkatërrimi i qeverisjes. Këtë sistem duan të vendosin deri në shkatërrim që pushtetit të mos e kenë qytetarët por oligarkët. 21 qershori është një zgjedhje puro politike.”-tha Basha në Gramsh.
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë