Bashkia e Elbasanit ne bashkëpunim me organizatat joqeveritare, Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe Drejtorinë Arsimore kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese që synon të mbrojë çdo fëmijë nga shfrytëzimi.
Me moton "Vendi ku duhet të rriten fëmijët është shtëpia dhe jo rruga" qindra nxënës organizuan sot një parakalim masiv në bulevardin kryesor të qytetit duke dhënë mesazhe sensibilizuese.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini e cilësoi një problem madhor shfrytëzimin e fëmijëve për punë, duke bërë apel për më shumë bashkëpunim për t'i dhënë fund këtij fenomeni. Sejdini tha se "ky është një aktivitet mjaft i ndjeshëm dhe shumë i rëndësishëm për zbatimin e Planit të Veprimit, për fëmijët në situatë rruge. Falenderojmë të gjithë partnerët tanë për këtë sfidë të madhe për t'i thënë JO, shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë. Gjatë këtij viti janë në procës menaxhimi 23 fëmijë në situatë rruge.
Duke u vlerësuar si raste në rrezik të lartë, ato janë menaxhuar përmes Grupeve Multidisiplinare, në bashkëpunim me aktorët lokalë duke siguruar mbështetjen e fëmijës dhe të familjes.
Në këtë kontekst, shërbimet janë ofruar të integruara në bazë të nevojave të familjes duke filluar nga rikthimi dhe integrimi në shkollë i fëmijëve, mjetet shkollore, qira banese për familjen, kurse profesionale për prindërit, apo mikrokredi për gjenerim të ardhurash.
Qëllimi i këtij suporti ka qenë fuqizimi i familjes me synim shkëputjen e fëmijëve nga situata në rrugë dhe integrimi në shkollë. Mbrojtja e fëmijëve është një proçes i vështirë dhe sfidues ku merr një rëndësi të veçantë përgjegjshmëria e institucioneve dhe e partnerëve që bashkëpunojnë.
Organizatorët e këtij aktiviteti kanë shpërndarë edhe fletpalojse në të gjithë qytetin duke theksuar të drejtat e fëmijëve dhe përgjegjësitë e prindërve apo kujdestarëve të tyre./atsh/
/Shqiptarja.com