Bebes 1 muajshe të familjes Kaçi i kanë mbetur vetëm pak ditë jetë.

Që në lindje është diagnostikuar me vrimë në zemër dhe sipas mjekëve duhet të kryhet shpejt një ndërhyrje që të mund të mbijetojë.

Klinikat në vend nuk mund ta bëjnë ndërhyrjen operatore, por mjekët shprehen se një operacion i tillë mund të bëhet me sukses në Itali.

Por familja Kaçi me banim në lagjen ‘Dyli Haxhire’ në Elbasan nuk ka mundësi financiare.

Në fakt bëhet fjalë për lekët e rrugës dhe transportin e trupit të bebes nëse nuk i mbijeton operacionit. Ndërsa për shpenzimet e operacionit po negociojnë me shoqata në vendin fqinj, edhe pse ende nuk kanë një përgjigje.
 
Nëna e bebes, Themie Kaçi, shprehet se vogëlushit të saj i kanë mbetur edhe pak ditë jetë.

“Kur e vizituam doktori na tha që fëmija do të mund të jetojë vetëm 10 ditë. Dua që djali të shkojë jashtë dhe të shërohet, ne nuk i kemi kushtet për ta kuruar . Thonë se mund të shërohet nëse shkon atje mund të shërohet , por ne nuk kemi mundësi” shprehet Themie Kaçi, nëna e bebes.

Edhe gjyshja Xhemile Kaçi i lutet kujtdo që ka mundësi që të kontribuojnë për t’i shpëtuar jetën nipit të saj.

“Fëmija është rëndë, doktori thotë se mund  të shërohet. Kërkojmë ndihmë nga shteti që ta cojmë fëmijë jashët. Nuk kemi lekë për ta çuar edhe për ta sjellë nëse nuk i mbijeton operacionit” shprehet gjyshja e bebes.
 
Minutat që kalojnë kushtojnë shumë për jetën e bebes së vogël të familjes Kaçi. Po për familjarët cdo ndihmë për të siguruar në kohë kostot e operacionit dhe lekët dhe transportin shton shpresat e tyre për t’ja dalë mbanë.

Më poshtë janë numrat ku ju mund të kontaktoni me familjen dhe për ta ndihmuar sadopak.

Kontakte: 0674809134 dhe 0676208335

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com