ELBASAN - "Kontrolli shëndetësor bazë pa pagesë, do të përfshijë personat e siguruar, por edhe ata të pasiguruar, ku një set i plotë analizash dhe diagnostikimesh, do të ofrohen falas për grupmoshën 40-65 vjeç." Kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite në qendrën shëndetësore në pikën turistike të Gjinarit në rrethin e Elbasanit, ku u njoh me kushtet që ofrojnë kabinetet ku do të kryhet ky proces.
Ndërkohë, ministri Beqaj i shoqëruar edhe nga autoritete të qeverisjes vendore, prefekti i Qarkut Arben Kamami, etj., ka ftuar të gjithë banorët e kësaj zone malore, të mos e neglizhojnë këtë kontroll me qëllim, diagnostikimin në kohë të sëmundjeve të ndryshme.
Në Qarkun e Elbasanit, për zbatimin e programit të diagnostikimit të popullatës nga mosha 40-60 vjeç, janë në funksion disa kabinete të kompletuar me pajisjet e nevojshme dhe me stafe mjekësore të trajnuara.
Ndërkaq Stefan Ranxha, Drejtori i Qendrës Shëndetësore të Gjinarit bëri me dije se ka një interes të madh nga ana e popullatës për të kryer 'Check-Up' në qendrën shëndetësore të Gjinarit.
Analizat dhe diagnostikimet qytetarëve po u ofrohen falas në çdo lagje e fshat dhe numri i atyre që po i kryejnë po shtohet gjithnjë e më shumë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO