/ATSH-Miranda Sadiku/.-  Qindra besimtarë të krishterë kanë marrë pjesë në meshën e organizuar ditën e sotme, me rastin e Krishlindjeve.
Mesha e organizuar në Kishën e Shën Kollit, ka mbledhur besimtarë të krishterë dhe klerikë të feve të ndryshme, të cilët kanë uruar lindjen e Krishtit.
At Stavri Cipi, ka uruar besimtarët e Krishterë në këtë ditë të shënuar për ta, ndërsa ka dhënë mesazhin për më shumë paqe, dashuri dhe harmoni për mbarë njerëzimin. " Sot të gjithë të krishtërët anembanë botës festojnë lindjen e Zotot tonë Jezu Krisht. Kjo është një ngjarje e përbotshme që ndodhi 2000 vjet më parë, kur Zoti Jezu Krisht erdhi në formën e njeriut për të shpëtuar gjendjen njerëzore. Ky është një rast unikal, shumë i rrallë në botë që e bën vetëm perëndia", tha At Stavri Cipi.