Elbasan, biznesi i vogël dhe i mesëm
përkrah taksën progresive

Elbasan, biznesi i vogël dhe i mesëm<br />përkrah taksën progresive
ELBASAN- Përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm nga i gjithë vendi kanë prezantuar sot në Elbasan nismën më të re për përkrahjen e taksës progresive. Kreu i Shoqatës së Biznesit të Mesëm dhe të Vogël, Albert Nasto shprehet se, “në  Shqipëri nga viti 2012 dhe deri tani kanë falimentuar 20 mijë biznese dhe nëse nuk merren masa për të parandaluar këtë situatë atëherë, biznesi në vend do të falimentojë në masën 40%”.
 
Më tej Nasto shton se “ka ardhur koha që biznesi i vogël të përkrahë taksën progresive si e vetmja mënyrë për të mbijetuar nga monopolet e krijuara në vend”.
 
Më tej, nën kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri Lavdërim Mimillari, u shpreh se, “taksa progresive shikohet si shpëtimtare e biznesit të vogël dhe ne kemi zgjedhur Elbasanin për ta promovuar këtë nismë. Ne kërkojmë që të mbështetet biznesi i vogël dhe jo kompanitë e mëdha, të cilat po e shkatërrojnë biznesin e vogël”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)