ELBASAN-Një biznesmeni i kanë vjedhur kasafortën dhe dy makina gjatë natës në fshatin Mengel.

 

Pas njoftimit për vjedhjen e banesës së biznesmenit Ylli Salla, policia deklaron se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë banesës së grabitur për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Në janar të vitit 2017 Ylli Salla është dhunuar me sende të forta në ambientet e karburantit të tij në qytetin e Elbasanit.

Ylli Salla është një biznesmen i njohur në qytetin e Elbasanit, pasi ka një pikë shitje mermeri. 

elbasan makinat e biznesmenit ylli salla

elbasan makinat e biznesmenit ylli salla
Dy makinat që janë grabitur biznesmenit Ylli Salla

Ylli Salla
Foto e biznesmenit Ylli Salla kur u dhunua në Janar 2017

 

dy.b/shqiptarja.com